Kërcimet me litarin elastik, prej oxhakut të lartë afro 100 metra

Ndryshe

Kërcimet me litarin elastik, prej oxhakut të lartë afro 100 metra

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 14:40
Pamje nga video

Oxhaku i lartë afro 100 metra, që ndodhet në Pavlovsk të Rusisë, është shfrytëzuar nga një grup shokësh, për kërcime me litarin elastik.

Ata ecën nëpër shkallët e ngushta të objektit të braktisur, që është ndryshkur në kohë, ndërsa mbanin në duar shkopin për selfie dhe filmoheshin prej dronëve.

“Na pëlqejnë këto kërcime, sepse të mundësojnë të shijosh jetën. Është mundësi për të përjetuar lirinë” ka thënë njëri prej tyre.

Objektet e vjetra nuk rekomandohet të shfrytëzohen për manovra të tilla, megjithëse janë një mundësi për kombinime interesante mes të kaluarës dhe modernes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat