Zbulohet fosili 185 milionë vjeçar i një krijesë të lashtë detare

Ndryshe

Zbulohet fosili 185 milionë vjeçar i një krijesë të lashtë detare

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 20:53
Zbulohet fosili 185 milionë vjeçar i një krijesë të lashtë detare

Një gjahtar i fosileve ka zbuluar një fosil 185 milionë vjeçar të vendosur brenda 'një gjyleje të artë topi' në një plazh në Yorkshire të Britanisë së Madhe.

Aaron Smith, 22-vjeç, zbuloi shkëmbin e veshur me pirit të hekurt, ndërsa eksploronte plazhin Sandsend.

Ai dyshoi se guri përmbante një fosil nga pamja e tij me shkëlqim.

Pamjet tregojnë studentin e mjekësisë që hap gurin e formës së gjyles së topit për të zbuluar fosilin që gjendej brenda.

Gurë të tillë, të njohur si 'gjyle topash' janë të zakonshëm përgjatë vijës bregdetare të Yorkshire.

Cleviceras janë një gjini e zhdukur e cefalopodët që i përket familjes Hildoceritidae, që ka ekzistuar gjatë periudhës Jurassic.

Kallamarët dhe oktapodët janë më të njohurit nga cefalopodët e sotëm. Ata rrallë gjenden si fosile, pasi nuk kanë një guaskë të fortë. Quhen “Gjylet e arta të topit” pasi kanë një finesë të artë të lëmuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat