Shokuese, babai vret foshnjën 11 muajshe LIVE në Facebook - Bota Sot
Shokuese, babai vret foshnjën 11 muajshe LIVE në Facebook

Ndryshe

Shokuese, babai vret foshnjën 11 muajshe LIVE në Facebook

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 07:55
Foto ilustrim

Rrjeti më i madh social në botë, Facebook, është vënë nën presion të shtuar së fundmi pasi një burrë nga Tailanda transmetoi “live” videon ku vriste të bijën 11-muajshe.

20-vjeçari Wuttisan Wongtalay filmoi vrasjen e të bijës në çatinë e një hoteli në dy videoklipe, të cilët u transmetuan në “Facebook Live”, para se të kryente edhe vetëvrasjen, tha policia tajlandeze të martën.

Të afërmit i panë pamjet e tmerrshme mbrëmjen e të hënës dhe alarmuan policinë, e cila nuk arriti ta shpëtojnë as babanë as të bijën.

Dy klipet e vrasjes ishin të aksesueshme më pas në Facebook për pothuajse 24 orë, para se të hiqeshin në orën 17:00 me orën lokale të martën.

Videoja e parë ishte parë 112 000 herë deri mesditën e të martës, ndërsa videoja e dytë u pa 258 000 herë.

Ato po ashtu u ngarkuan në YouTube nga persona të tjerë, por kompania i hoqi brenda 15 minutash.

Sipas policisë, i riu nga Tajlanda kishte paranojën se e shoqja po e braktiste dhe nuk e dashuronte.

Një zëdhënës i Facebook-ut tha se “ky është një incident i tmerrshëm dhe ndjenjat tona janë me familjen e viktimës. Absolutisht nuk ka vend për përmbajtje të tilla në Facebook dhe videot tashmë janë hequr.”

Videot u hoqën nga Facebooku pasi një ministri tajlandeze kontaktoi me rrjetin social pas kërkesës së policisë.

Kjo nuk është hera e parë që shërbimi i videove të Facebook-ut ka transmetuar materiale të tilla.

Në muajin janar është transmëtuar “live” sulmi brutal dhe turturimi i një burri në SHBA.

Në muajin mars, një 15-vjeçare nga Çikago u sulmua seksualisht nga pesë apo gjashtë burra, sulm i cili u transmetua live në Facebook.

Në muajin prill, një vrasës në Cleveland, SHBA, transmetoi vrasjen e një 74-vjeçari. Autori i krimit u gjet i vdekur disa ditë më vonë.

Të martën një gjykatë në Suedi burgosi tre burra për përdhunimin “live” në Facebook të një gruaje në qytetin e Uppsalas.

Të gjithë këto raste kanë rritur presionin mbi kompaninë gjigante. Facebook tha se po rishikonte mënyrën se si monitoronte përmbajtjet e dhunshme pas incidentit në Cleveland. Ndërsa javën e kaluar, Mark Zuckerberg, tha se kompania do të bënte gjithçka mundte për të parandaluar publikimin e përmbajtjeve të pakëndshme në rrjet.

“Facebook Live” i jep mundësinë çdo personi me një smartphone të transmetojë video direkt në Facebook.

Facebook po përpiqet të mundë konkurrentët e Twitterit dhe YouTube-it me këtë veçori, por deri më tani i ka hapur shumë telashe kompanisë pasi është praktikisht shumë e vështirë të kontrollohet se çfarë poston on-line në kohë reale një numër kaq i madh përdoruesish.

Facebook ka 1.86 miliardë përdorues aktivë në muaj, nga të cilët 1.74 janë përdorues nga celularët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...