Kapen peshqit e rrallë

Ndryshe

Kapen peshqit e rrallë

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

Dy peshq të rrallë që janë kapur në brigjet japoneze fundjavën e kaluar kanë rritur frikën dhe spekulimet në popull për një katastrofë të mundshme natyrore, pasi gjallesat që jetojnë në thellësi të mëdha besohet se janë paralajmërues të tërmeteve dhe cunameve.

Sipas “CNN”, peshqit e hollë dhe të gjatë ranë në rrjetet e peshkatarëve në prefekturën Toyama, duke e çuar në 7 numrin e të ngjashmëve të kapur këtë sezon.

Më herët javën e kaluar, një peshk 3.2 metra i gjatë, ngeci në bregun e Gjirit të Toyamas, ndërsa një tjetër 4 metra i gjatë ngeci në rrjetat e peshkatarëve në Portin e Imizut.

Peshku i rrallë jeton në thellësi mes 200 dhe 1000 metra nën nivelin e detit. Në Japoni ai njihet si “Lajmëtari nga Pallati i Zotit të Deteve” dhe besohet se shfaqet para tërmeteve dhe katastrofave. Shkencëtarët i kundërshtojnë këto pikëpamje, pasi sipas tyre nuk ka asnjë provë që ta vërtetojë këtë dhe dalja në brigje e tij mund të jetë pasojë e ngrohjes globale.

Miti i këtij lloj peshku si lajmëtar katastrofash fitoi më shumë vëmendje pas tërmetit dhe cunamit që goditi Japoninë në vitin 2011 duke lënë më shumë se 20 000 të vdekur. Sipas “Kyodo News” shumë peshq të tillë ishin parë në brigjet e Japonisë në vitin pararendës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat