I riu që ka vetëm 5 vite jetë, transformon trupin e tij në 12 javë

Ndryshe

I riu që ka vetëm 5 vite jetë, transformon trupin e tij në 12 javë

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 19:14
Ollie Jowett

Një 22 vjeçar të cilit doktorët i  thanë se ka vetëm 5 vite jetë e ka transformuar trupin e tij në vetëm 12 javë. Ollie Jowett, nga St Austell, Cornwall, hyri në një program fitnesi 12-javor teksa është duke luftuar betejën me kancerin në tru. I riu ka bërë një trup që padyshim mund të krahasohet me një body builder. Ai nisi programin 12 javor që përfshinte stërvitje intensive, dietë të rreptë, dhe të gjitha këto duke luftuar me kancerin në tru.

22- vjeçari, humbi 10 kilogramë dhe ndërtoi muskuj edhe pse kishte probleme shëndetësorë dhe nuk mund të ecte as deri tek shkallët e shtëpisë. Olli fillimisht donte të fillonte punë si trajner personal në vendlindjen e tij, por ai vendosi të shkonte në Belfast në Irlandën Veriore, pasi ju ofrua një punë më e mirë.

Jeta e tij ndryshoi në mënyrë rrënjësore shumë shpejt, pasi mori vesh se ishte më kancer në tru, raporton Cornwall Live. “Ishte një tronditje e madhe, një shok. Unë do bëj maksimumin për ta mposhtur sëmundjen. Si trajner personal e di shumë mirë se sa shumë e vështirë është për njerëzit të humbasin peshë dhe që nuk kanë mungesë motivimi, vullneti dhe aq më tepër ku diagnostikohen me një sëmundje kancerogjene”, ka thënë ai.

Image

Shëndeti i tij u përkeqësua në fund të vitit 2017 kështu që duhej të ulte numrin e klientëve me të cilët punonte.

Ollie Jowett është shprehur se dëshironte që sëmundjen e tij ta përdorte për të frymëzuar njerëzit e tjerë që vuanin nga e njëjta sëmundje. Ai mori vendimin për ta ndarë me të tjerët sëmundjen dhe hapi një faqe në rrjetin social Instagram për të ndërgjegjësuar njerëzit.

Që nga dita që mori vesh se ishte sëmurë Ollie është përqendruar në të qenit i shëndetshëm duke u ushtruar dhe duke ngrënë një dietë të pasur me lëndë ushqyese për të ndihmuar trupin e tij të luftojë kancerin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat