E sulmoi taksisti papritur, ky është 6-vjeçari që i hoqën kokën në sy të së ëmës që ulëriste - Bota Sot
E sulmoi taksisti papritur, ky është 6-vjeçari që i hoqën kokën në sy të së ëmës që ulëriste

Ndryshe

E sulmoi taksisti papritur, ky është 6-vjeçari që i hoqën kokën në sy të së ëmës që ulëriste

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 07:49
6-vjeçari është identifikuar si Zakaria Al-Jaber

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar fotot e vogëlushit që u sulmua brutalisht nga një taksist në Arabinë Saudite.

6-vjeçari është identifikuar si Zakaria Al-Jaber dhe ishte në një taksi me të ëmën, në momentin që shoferi e nxori nga automjeti dhe i çau fytin me një copë xhami.

Zakaria dhe nëna e tij ishin duke shkuar në faltoren e Profetit Muhamed në Medinë.

Image

Sipas raportimeve të mediave vendase, shoferi i taksisë e tërhoqi të voglin drejt një kafeneje në zonën Al-Tilal përpara se të thyente një shishe xhami e ta përdorte për t’i prerë fytin.

Nëna bashkë me një polic në vendin e ngjarjes u përpoqën ta ndalonin sulmuesin, por nuk mundën të bënin gjë për ta shpëtuar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...