Fitoi 1.1 milionë euro në lotari, paraqitet më maskë për t’i marrë që mos t’i kërkojë para fisi - Bota Sot
Fitoi 1.1 milionë euro në lotari, paraqitet më maskë për t’i marrë që mos t’i kërkojë para fisi

Ndryshe

Fitoi 1.1 milionë euro në lotari, paraqitet më maskë për t’i marrë që mos t’i kërkojë para fisi

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 09:57
Fituesi, i cili e identifikoi veten si A. Campbell, vendosi që ta tërhiqte çmimin në mënyrë të fshehtë pasi nuk do që t’i ndaje paratë me të afërmit e “uritur” për para.

Një burrë nga Xhamajka, që fitoi 1.1 milion euro në një lotari, është paraqitur për t’i marrë paratë duke mbajtur venë një maskë nga Scream.

Sipas Distractify, fituesi, i cili e identifikoi veten si A. Campbell, vendosi që ta tërhiqte çmimin në mënyrë të fshehtë pasi nuk do që t’i ndaje paratë me të afërmit e “uritur” për para.

Campbell priti 54 ditë për të marrë çmimin e tij prej 1.1 milion eurosh nga Super Lotto-ja e vendit, pasi kishte fituar fillimisht në nëntor të vitit të shkuar.

Fotot virale nga ngjarja tregojnë se ai shtrëngon duart me drejtuesit e lotarisë pasi ka marrë çekun gjigant i maskuar nga këmba tek koka.

Fituesit e lotarisë në vendin e Karaibeve shpesh mbulohen me maska kur shkojnë të marrin paratë për shkak të niveleve të larta të krimit në vend.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...