Turistët nuk ndalonin së rrëshqituri nëpër sipërfaqen e ngrirë të Murit Kinez

Ndryshe

Turistët nuk ndalonin së rrëshqituri nëpër sipërfaqen e ngrirë të Murit Kinez

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 06:58
Pamje nga video

Temperatura e ulët dhe bora e vazhdueshme, ka shkaktuar së fundmi shumë probleme në Pekin të Kinës, duke iu nxjerrë telashe edhe disa turistëve që po e vizitonin Murin Kinez.

Sipërfaqja e ngrirë dhe atletet e papërshtatshme, ka bërë që vizitorët të mos ndalonin së rrëshqituri, derisa ndodheshin në fortifikatën e lashtë.

Kryeqyteti kinez është përfshirë për herë të dytë nga bora, duke bërë që të ngritët paralajmërim për rrezik nga rrugët e ngrira.

Derisa një turiste rrëshqiti nëpër një pjesë të konsiderueshme të shtegut, të tjerët provonin të ngjiteshin, ndërsa mbaheshin nëpër shufrat anësore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat