Në fillim firmën, pastaj prangat…

Ndryshe

Në fillim firmën, pastaj prangat…

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 15:33
Pasi hodhën firmat, një shok i çiftit në mënyrë simbolike u vendos edhe prangat, teksa nusja e pyet me shaka nëse ka çelës

Një martesë ndryshe në ditën e Shën Valentit vjen nga Stambolli. Dy oficerë të policisë turke nuk e kishin planifikuar që dasmën e tyre ta bënin në ditën e Shën Valentinit, por kjo për ta është një koincidencë e bukur.

Pasi hodhën firmat, një shok i çiftit në mënyrë simbolike u vendos edhe prangat, teksa nusja e pyet me shaka nëse ka çelës. Në fund çelësi i prangave përfundon në duart e saj.

Në një prononcim për mediat pas ceremonisë, nusja thotë se për të dashuruarit duhet të jetë i gjithë viti 14 Shkurt.

 

Dita e Shën Valentinit u përzgjidh nga shumë çifte në Turqi dhe në mbarë botën për të kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat