Njihuni me vrasësin serial që vizaton viktimat e tij

Ndryshe

Njihuni me vrasësin serial që vizaton viktimat e tij

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 07:10
Samuel Little

FBI ka shpërndarë disa identikitete të grave të vrara në periudhën 1970-2005, me shpresën se dikush mund t’u japë atyre një identitet. Veçori është se për të bërë portretet e tyre, ka ndihmuar vrasësi serik që i vrau: ai është Samuel Little, i cili ndërsa shlyente tre dënime me burg për vrasje, pranoi se kishte vrarë 93 persona në harkun kohor të 35 viteve.

Little, një ish-boksier profesionist, i godiste viktimat e tij dhe pastaj i mbyste ato. Ai vrau kryesisht gra të margjinalizuara dhe të prekshme, shpesh të përfshira në prostitucion dhe të varura nga droga.

Sot ai është 78 vjeç, ka probleme shëndetësore dhe është në një burg të Teksasit.

Vrasësi-serik ka vendosur të riprodhojë në letër fytyrat e viktimave të tij, por jo për një dëshirë për pendim.

“Kur flisni me të, ti e kupton se ai ngrihet në kujtesë”, shpjegon agjenti Bernie Nelson.

Little, në fakt, vriste për kënaqësi seksuale.

“Ai i pëlqen të kujtojë vrasjet dhe të tregojë se si i ka mbytur viktimat e tij: ai është një përbindësh”, shton detektivi.

Nga më shumë se 90 gra që ai pretendon se kanë vrarë, FBI deri tani ka identifikuar vetëm 36.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat