Hëngri akullore, ndërron jetë 9-vjeçarja

Ndryshe

Hëngri akullore, ndërron jetë 9-vjeçarja

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 11:36
Ilustrim

Një vajzë 9 vjeç ka ndërruar jetë në Spanjë, e mitura vdiq pasi konsumoi një akullore në një hotel të Costa del Sol.

Mediat spanjolle bëjnë të ditur se 9-vjeçarja britanik ka gjetur vdekjen, pasi ishte alergjike ndaj qumështit dhe arrave.

E mitura dhe familja e saj kishin shkuar në Costa del Sol për pushime, por gjithçka përfundoi në tragjedi. Mësohet se ngjarja ka ndodhur të premten dhe 9-vjeçarja ndërroi jete në spitalin Materno Infantil të Malagas.

Ajo është dërguar me urgjencë në spitalin Costa del Sol afër Marbellës, dhe më pas ka ndërruar jetë.

Familja e saj ka kërkuar që vogëlushes t’i bëhet autopsia si dhe analiza të mëtejshme për të konfirmuar nëse vdekja e saj është e lidhur me reaksionin alergjik ndaj akullores.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat