Shpiket vera e cila i ngjan ujit

Ndryshe

Shpiket vera e cila i ngjan ujit

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 16:58
Foto

Vida Gallaecia është emri i ujit të “pasuruar” me aromën e verës dhe është rezultat i një bashkëpunimi i cili zgjati dy vjet në mes kantinës së verës Bodega Liquid Gallaecia dhe studiuesve nga Consejo Superior Investigaciones Científicas të (CSIC).

Pija ka shijen e verës, por nuk përmban alkool dhe ka shumë pak kalori, duke e bërë atë të përshtatshme për çdo kohë e konsumueshme kudo.

Procesi i prodhimit të saj është sekret, por krijuesit shpjegojnë se ajo përfshin përdorimin e aromave të rrushit dhe mbetjeve gjatë procesit të krijimit të verës.

“Uji është pasuruar me aromën e rrushit dhe mbetjet e verës Godello. Dhe kjo gjë mund të ketë  të ketë efekte pozitive për shëndetin si për sëmundjen e diabetit, pasi ky lloj uji ka antioksidantë, është kardioprotektiv dhe antibacterial”,  shpjegoi biologu Carmen Martínez.

Vida Gallaecia ende nuk është e disponueshme në treg ndaj Bodega Liquid Gallaecia është e angazhuar në kërkim të partnerëve të mundshëm.

Tregu më premtues është Japonia, megjithatë, ka një kërkesë të lartë për këtë lloj produkti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat