29 shkurti dita më e rrallë e viteve

Ndryshe

29 shkurti dita më e rrallë e viteve

Më: 1 mars 2019 Në ora: 19:16
Foto ilustruese

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka pasur tentativa për ta ndryshuar disi këtë “padrejtësi”. Sot, bebeve që do të vijnë në jetë në disa shtete të vendit do t‘u bëhen dhurata falas dhe festa të mëdha ditëlindjesh, pasi që të festojnë një përvjetor të tillë sërish atyre do t‘u duhet të presin edhe 4 vjet të tjerë.

29 shkurtet e shënuara në histori

Më 29 shkurt…1504

Kristofor Kolombi ngeci në Xhamajkë dhe kërkoi ardhjen e përforcimeve për t‘u mbrojtur nga ndonjë sulm i banorëve të mundshëm të ishullit. Një nga truket që ai përdori për t‘i trembur vendasit ishte parashikimi i eklipsit të Hënës, që do të ndodhte më 29 shkurt, sipas llogaritjeve të tij. Eklipsin Kolombi e “shiti” si një aftësi të tijën të mbinatyrshme, për të trembur banorët, por vendasit nuk u gënjyen gjatë e për më tepër refuzuan që t‘u nënshtroheshin të huajve. Ndihma i erdhi Kolombit një muaj më vonë dhe kështu eksploratori i famshëm mundi të kthehej në Spanjë.

Më 29 shkurt…1940

Hattie McDaniel u bë aktorja e parë me ngjyrë që fitoi çmimin “Oskar” për rolin dytësor në filmin “Bashkë me erën”. Ajo luajti në shumë filma të tjerë.

Më 29 shkurt…1960

Hugh Hefner hapi klubin e parë “Playboy”. Suksesi ishte shumë i madh me shfaqjen e vajzave lepurushe dhe brenda një kohe të shkurtër klube të tilla u hapën në shumë shtete të tjera të Amerikës, por edhe në Evropë. Sot, një ndër të paktët që ka mbetur ende në funksionim është ai që ndodhet në Palms Hotel në Las Vegas.

Më 29 shkurt…1960

Një tërmet shkatërrimtar 7.6 ballësh, sipas shkallës Rihter, mori jetën e 12 mijë personave në Marok. Ai goditi pak pas mesnatës dhe kohëzgjatja e tij ishte vetëm 10 sekonda. Qytete të tëra u shembën, por mbi ta u ndërtuan të rinj, të cilët janë kthyer tani në vende turistike.

Më 29 shkurt…1792

Kompozitori italian, Rossini, lindi në qytetin e Pesaros. Ai ishte një nga talentet e çmuara të periudhës së artë të Rilindjes italiane. Ka shkruar mbi 30 opera dhe u bë i njohur veçanërisht për “Berberin e Seviljes”.

Më 29 shkurt…1984

Kryeministri kanadez, Pierre Trudeau, lajmëroi largimin e tij nga detyra, duke e nisur fjalimin e tij të fundit në Parlament me fjalët e paharrueshme: “Sot është dita e parë e pjesës që më ka mbetur nga jeta”. Ka qenë një nga liderët më karizmatikë të të gjitha kohërave dhe në funeralin e tij në vitin 2000 morën pjesë shumë udhëheqës botërorë, mes të cilëve edhe Fidel Kastro.

Më 29 shkurt…1996

Aktorja britanike dhe seks-simboli Joean Collins, e cila ishte ndër aktoret kryesore në serialin e famshëm televiziv amerikan “Dynasty”, fitoi një gjyq prej të cilit mori një dëmshpërblim të majmë prej 2 milionë dollarësh.

Më 29 shkurt…1996

Avioni “Boeing 737”, ndërsa fluturonte natën në Peru, u përplas me një shkëmb, duke u marrë jetën 117 pasagjerëve.

Më 29 shkurt…2004

Jean-Bertrand Aristide largohet nga presidenca e Haitit pas një kryengritjeje të rebelëve.

Som.

Për shumë prej nesh mbërritja e 29 shkurtit do të thotë një ditë pune më shumë, një tjetër 24-orësh që na shtohet deri nga marrja e rrogës apo pagesa e kredisë. Nuk është për t‘u habitur që një vit i brishtë konsiderohet si një vit jo shumë i mbarë, veçanërisht për ata persona të cilëve u duhet ta festojnë ditën e lindjes një herë në 4 vjet

Personave që kanë lindur më 29 shkurt u takon që të mbeten të rinj për një kohë të gjatë, pasi, për shembull, në rast se në moshën reale janë 80 vjeç, në atë të datave të lindjes u takon të jenë 20.

Ptolem II

Ndër tentativat e para të përcaktimit të kohës, një nga ato që hodhën themelet e kalendarit modern u bë nga sundimtari i Egjiptit Ptolem II, në periudhën 238 para Krishtit. Duke qenë se viti llogaritej të kishte përafërsisht 365 ditë, sundimtari paraqiti ciklin e njohur tashmë të tre viteve standarde ose të zakonshme dhe vitit të katërt që do të kishte një ditë shtesë.

August Cezari

Në vitin 8 para Krishtit, August Cezari, pasuesi reformator i Juliusit, pasi i bëri ca ndryshime të tjera kalendarit, e la vitin e brishtë në fuqi dhe kalendari i krijuar prej tyre zgjati deri në shekullin 16-të.

Jul Cezari

Jul Cezari e risolli në jetë për të simbolizuar edhe një fillim të ri për Romën. I këshilluar nga një astronom egjiptian, Cezari i shtoi një ditë vitit dhe këtë ditë ia shtoi pikërisht muajit më të shkurtër, shkurtit, i cili në krye të katër viteve bëhej me 29 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat