Vetura luksoze braktiset në kanal, ja arsyeja

Ndryshe

Vetura luksoze braktiset në kanal, ja arsyeja

Më: 2 mars 2019 Në ora: 16:29
Lamborghini

Një veturë luksoze është braktisur në një kanal pasi shoferi humbi kontrollin dhe e nxorri nga rruga.

Lamborghini që kushton 270 mijë paund u fotografua në Enfield në Londër, pranë fushës së trajnimit të Tottenham Hotspur.

Automjeti është në pronësi të Michael Hudson, pronar i firmës Bitscocks. Pasi vetura e tij përfundoi në kanal, Hudson kontaktoi me të famshmin Yianni Charalambous që të merrte Lamborghinin.

"Ne patëm një mëngjes të mirë, ky djalë është një legjendë absolute. Nuk kam asgjë përveç dashurisë dhe respektit për ty, faleminderit për ndihmën. I falënderoj të gjithë ata që më shkruajtën e me telefonuan. Unë jam shumë mirë, dëmet e veturës nuk janë shumë të mëdha. Ndoshta do të postoj një video më vonë", tha Hudson.

Vetura ishte braktisur në kanalin pranë shtëpisë së Hudson. Për këtë arsye, ai doli nga vetura pa pësuar asnjë lëndim dhe eci deri në shtëpi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat