A do ndryshojë ora në 2019-ën?

Ndryshe

A do ndryshojë ora në 2019-ën?

Më: 5 mars 2019 Në ora: 16:36
Ilustrim

Komisioni i Parlamentit Evropian për Transport dhe Turizëm do të votojë një propozim për të hequr lëvizjen sezonale të orës.

Më 12 shtator të vitit të kaluar, Komisioni Europian propozoi heqjen e lëvizjes gjysmëvjeçare të orës për të gjithë Bashkimin Evropian në vitin 2019 dhe iu dha shteteve anëtare të vendosin nëse do të mbajnë verën apo dimrin.

Sipas këtij propozimi, ky vit duhet të jetë i fundit në të cilin akrepat lëvizen dy herë në vit. Megjithëse pritej që propozimi të shkonte pa probleme, ai shkaktoi shumë pyetje dhe nuk mori mbështetje unanime.

Ministrat e transportit të BE-së vendosën të shtyjnë heqjen e lëvizjes sezonale të kohës deri në vitin 2021. Nga ana tjetër, Komiteti për Industrinë, Kërkimin dhe Energjinë kërkoi një shtyrje deri në fund të marsit të vitit të ardhshëm.

Mendimi përfundimtar i Parlamentit Europian mbi këtë çështje duhet të miratohet në sesionin e ardhshëm plenar këtë muaj në Strasburg.

Vetëm pas kësaj mund të iniciohen negociatat finale midis Këshillit Evropian dhe Parlamentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat