Aligatori katër metra shëtitet nëpër fushën e golfit në Florida

Ndryshe

Aligatori katër metra shëtitet nëpër fushën e golfit në Florida

Më: 6 mars 2019 Në ora: 12:36
Pamje nga video

Mark Sher po shëtiste me një veturë të vogël elektrike që zakonisht përdoret nga lojtarët e golfit, kur para tij u shfaq një aligator gjigant.

Reptili disa metra i madh po kalonte nëpër fushën e golfit për t’u futur në ujë.

Ai fillimisht kaloi rrugën dhe më pas vazhdoi për në hapësirën e gjelbëruar.

Siç raportojnë mediat amerikane bëhet fjalë për aligatorin Larry, i cili njihet pothuajse nga të gjithë në Brownwood të Floridës.

Ai është i gjatë afro katër metra dhe jeton në liqenin në afërsi të fushës së golfit që frekuentohet nga mijëra qytetarë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat