Provoi ta bënte një ‘selfie’ në kopsht zoologjik, e pëson keq nga jaguari

Ndryshe

Provoi ta bënte një ‘selfie’ në kopsht zoologjik, e pëson keq nga jaguari

Më: 11 mars 2019 Në ora: 17:11
Foto

Gruaja njoftohet se po përpiqej të realizonte një ‘selfie’ me jaguari. Ajo pësoi lëndime të rënda në krah, por dëmtimet e saj nuk ishin kërcënuese për jetën.

Filmimet e mundësuara nga dëshmitarët në ngjarje tregojnë gruan duke qajtur dhe derdhur gjak derisa shtrihet në tokë.

Në pamjet dhe fotografitë që janë marrë në vendngjarje, shihet një plagë e thellë e dukshme në krahun e saj ku edhe i ishte hapur lëkura.

‘Wildlife World’ ka bërë vërejtjet e mëposhtme në një deklaratë, nëpërmjet një cicërime në Twitter.

“Me keqardhje iu informojmë se këtë mbrëmje, para se të përfundonte, ndodhi një incident i raportuar që përfshinte një vizitore, i cili kaloi pengesën për të realizuar një foto, sipas dëshmitarëve okularë. Vizitorja pësoi lëndime të lehta në krah nga një prej jaguarëve tanë femra. Me kërkesën e familjes, u thirrën paramedikët. Incidenti po hetohet plotësisht”, ka deklaruar kopshti zoologjik.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat