Festa e pranverës në Indi: Gratë rrahin burrat - Bota Sot
Festa e pranverës në Indi: Gratë rrahin burrat

Ndryshe

Festa e pranverës në Indi: Gratë rrahin burrat

Më: 16 mars 2019 Në ora: 22:48

Në Indi, gratë rrahin burrat me shkop për të festuar Lathmar Holi-in, pjesë e festivalit e famshëm të ngjyrave që shënon fundin e dimrit.

Mijëra vetë vërshojnë në qytezën Barsana në Utar Pradesh për ritualin e veçantë, i cili tërheq çdo vit si pelegrinë vendas, ashtu edhe turistë të huaj.

Meshkujt nga fshati fqinje Nandgaon këndojnë këngë provokuese dhe përpiqen t’i lyejnë me bojë gratë e Barsanas ndërsa ato i përgjigjen duke i goditur me shkopinj të mëdhenj; burrat i presin goditjet të ulur në tokë me një mburojë mbi kokë. E gjithë kjo behet me shaka dhe është pjesë e argëtimit. Festivali shënon fillimin e pranverës, dhe është një kohë që i kushtohet faljes, ripërtëritjes së miqësive e triumfit të së mires mbi të keqen.

Lathmar Holi zakonisht festohet disa ditë përpara kremtimeve të mëdha të festivalit kryesor të Holit; ai dhe këtë radhë ishte po aq vibrues e shumëngjyrësh sa herë të tjera. Gjatë pauzave të festimeve, pjesëmarrësit konsumojnë një pije të ftohte të njohur si ‘thandai’, e përpiqen të gëzojnë të gjithë së bashku, si mënyrë për t’u afruar me njëri-tjetrin.

Gratë e Barsanes përgatiten që një muaj përpara ritualit, me shpresën se në fund, ai do të dëshmohet një show dashurie, argëtimi dhe barazie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...