Shtatzëna heq dorë nga radioterapia për ta lindur djalin dhe për ta ushqyer me gji - Bota Sot
Shtatzëna heq dorë nga radioterapia për ta lindur djalin dhe për ta ushqyer me gji

Ndryshe

Shtatzëna heq dorë nga radioterapia për ta lindur djalin dhe për ta ushqyer me gji

Më: 17 mars 2019 Në ora: 15:44
Foto

Pas diagnostifikimit me tumor, mjekët ia ofruan asaj dy mundësi. Ajo mund ta shtynte trajtimin me radioterapi, vendim i cili do ta mbronte foshnjën dhe do ta rrezikonte jetën e saj ose mund t’i nënshtrohej menjëherë trajtimit dhe ta rrezikonte shëndetin e foshnjës.

Sidoqoftë, ajo vendosi që të mos i nënshtrohet trajtimit dhe ta mbrojë foshnjën. Kështu, mjekët u detyruan që përmes operacionit t’ia largojnë një pjesë të tumorit dhe ta nxisin lindjen më të hershme në mënyrë që gruaja t’i nënshtrohet sa më shpejt trajtimit me radioterapi.

Josiah iu nënshtrua një operacioni në zemër vetëm katër ditë pas lindjes.

Ajo lindi një djalë në muajin gusht. Djali i saj u lind me arterie të ngushtuara dhe kishte nevojë për operacion në zemër, prandaj nëna e tij vendosi që edhe më tutje të mos e fillojë mjekimin me radioterapi në mënyrë që ta ushqejë djalin e vogël me gji.
Më në fund, ajo iu nënshtrua seancave me radioterapi dhe kimioterapi në fillim të këtij viti. “Shëndeti im dhe i djalit po përmirësohet. Po mundohem ta shijoj secilën ditë. Nëse brengoseni për gjithçka, nuk keni mundësi të kënaqeni”, tha ajo, shkruan “Daily Mail”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...