Rrethi misterioz me përmasa gjigante, ngjante sikur një vorbull në qiell - Bota Sot
Rrethi misterioz me përmasa gjigante, ngjante sikur një vorbull në qiell

Ndryshe

Rrethi misterioz me përmasa gjigante, ngjante sikur një vorbull në qiell

Më: 18 mars 2019 Në ora: 15:40
Pamje nga video

Banorët e Al Ain të Emirateve të Bashkuara, mbetën të hutuar nga rrethi misterioz me përmasa gjigante, që ngjante sikur ndonjë vorbull, u shfaq në qiell papritmas.

Moti i kthjellët dhe ajri i pastër, bënte të dukej sikur dikush ta ketë hapur një vrimë në atmosferë.

Astronomi dhe meteorologu, Ebrahim Al Jarwan e ka përshkruar fenomenin si të bukur dhe të rrallë, duke thënë se është një re e vogël, me një vrimë në mes.

“Sikur të jetë gjuajtur një guri i madh në liqe, dikush ka hedhur diçka në qiell” ishte një prej komenteve të shumta.

Nuk kanë munguar komentet, se mund të jetë aktivitet paranormal, apo të jetë krijuar prej jashtëtokësorëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...