Gati gjeti vdekjen, nuk do ta besoni se ku e injektoi kjo grua lëngun e frutave - Bota Sot
Gati gjeti vdekjen, nuk do ta besoni se ku e injektoi kjo grua lëngun e frutave

Ndryshe

Gati gjeti vdekjen, nuk do ta besoni se ku e injektoi kjo grua lëngun e frutave

Më: 20 mars 2019 Në ora: 13:41
Ilustrim

Një grua në Kinën qendrore gati gjeti vdekjen pasi injektoi lëng të më shumë se 20 lloje frutash direkt në venat e saj.

Gruaja 51-vjeçare, e quajtur Zeng, po ndiqte një ilaç popullor për të përmirësuar shëndetin dhe mendoi se mund të thithte më mirë lëndës ushqyese të frutave nëpërmjet injektimit në gjak.

Menjëherë pas injektimit, gruaja pati temperaturë të lartë dhe kruajtje të lëkurës, duke përfunduar në spitalin Chenzhou, në Provincën Hunan.

Në fillim, gruaja injoroi simptomat dhe shkoi në spital vetëm pasi burri saj i tronditur zbuloi rreth infuzionit më 22 shkurt, sipas Xiaoxiang Morning News.

Mjeku Liu Jianxiu u tha gazetarëve se gruaja pati një infeksion të rëndë, dëmtim të zemrës, veshkave dhe mëlçisë.

Mjekët pastruan gjakun duke përdorur dializë dhe duke i injektuar agjentë të koagulimit.

Pas pesë ditësh trajtim intensiv, gjendja e gruas u përmirësua.

“Mendova se frutat e freskëta ishin shumë ushqyes dhe kurrë nuk mendova se do të ishin të dëmshme duke i injektuar në trupin tim”,tha Zeng.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...