“Biri i mallkuar i djallit”-e pabesueshme çfarë macja i shkaktoi 14 vjeçarit!

Ndryshe

“Biri i mallkuar i djallit”-e pabesueshme çfarë macja i shkaktoi 14 vjeçarit!

Më: 21 mars 2019 Në ora: 14:11
Plaga që macja i shkaktoi 14 vjeçarit!

Në vitin 2015, një pacient 14-vjeçar zhvilloi skizofreninë e shpejtë me halucinacione dhe mendime për vetëvrasje dhe vrasje.

Ai gjithashtu besonte se macja e tij ishte duke u përpjekur për ta vrarë, gjë që ishte më afër të vërtetës se sa mund ta mendonit.

Macja e tij e përkëdhelur nuk ishte në fakt një maniake vrasëse, por djali kishte zhvilluar patogjenin “Bartonella henselae”, i cili është e lidhur me ‘sëmundjen e gërvishtjes së maceve’.

Ky bakter gjendet zakonisht në gjakun e maceve, veçanërisht ato të koteleve, dhe vetëm një pickim ose gërvishtje mund të jetë e mjaftueshme për të transmetuar patogjenin tek njerëzit, duke shkaktuar ënjtje dhe lezione të lokalizuara, përveç problemeve me zemrën dhe sistemin nervor.

Tani, sipas një studimi të ri nga shkencëtarët në Universitetin Shtetëror të Karolinës së Veriut, në raste jashtëzakonisht të rralla, ‘sëmundja e gërvishtjes së maces’ mund të shkaktojë skizofreni ekstreme.

Pacienti pa emër ka zhvilluar simptoma psikiatrike në vitin 2015, duke pretenduar të jetë “biri i mallkuar i djallit”.

Trajtimi fillestar me medikamente uli tendencat e tij vetëvrasëse dhe impulset e dhunshme, por nuk pati efekt në ndalimin e psikozës, por më pas erdhi një zbulim i papritur.

Rreth 10 muaj më vonë, prindërit e djalit vunë re vija të kuqe në lëkurën e tij të cilën ata fillimisht menduan se u shkaktuan për shkak të rritjes së lëkurës.

Fatmirësisht, kur e çuan djalin tek mjeku për kontroll dhe treguan shenjat, kjo çoi në trajtimin e tij duke zbuluar fajtorin e vërtetë që i kishte shkaktuar gjendjen; bakteri i transmetuar nga maceja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat