Historia tronditëse vjen nga kontoja kineze e Jianhu, ku Shao Yang, i mituri protagonist i historisë jetonte bashkë me familjen.
Krimi i rëndë ndodhi të shtunën që lamë pas, ndërkohë që i mituri u ndalua nga policia vetëm të hënën, pasi trupi i nënës u gjet i masakruar.
Fqinjët thonë se gruaja ishte shumë e ashpër me djalin, i cili pëlqente të luante me qenin dhe për këtë arsye, nëna e vrau në sy të tij, duke i thënë se ai e shpërqendronte.
Në atë moment Shao rrëmbeu një hanxhar dhe u sul drejt nënës, shkruan noa.al. Policia e gjeti të miturin vetëm të hënën të ulur jashtë një restoranti, duke ngrënë biskotat që kishte me vete.