Kriteret e Fishtës për deputetët

Ndryshe

Kriteret e Fishtës për deputetët

Më: 22 mars 2019 Në ora: 19:41
At Gjergj Fishta (1923)

Për të ligjëruar me ndonjë kalangerç “gishti” intr.igat e ambicjet e njërës a të tjetrës kastë, të njërit e të tjetrit idi.ot surrullup e surrat-qerep, s’ia vlen as mundimi të mblidhet Kuvendi i Dheut, e është një krim të shpenzohen paratë e Shtetit – gjaku i popullit të ngratë – për një komedi kaq të dë.mshme të po.shtër.

Së pari e kryesorja, delegati për Asamblenë Kushtetuese duhet të jetë Shqiptar. Kur them “Shqiptar” kuptoj Shqiptarin tamam Shqiptar, domethënë: Shqiptar me gjuhë e Shqiptar me të lindur – që të ketë lindur brenda kufijve të Shtetit Shqiptar: e jo Shqiptar adoptiv – bir në shpirt i Shqipërisë – Shqiptar me dy pasaporta në xhep: me valixhe ne dorë e me shtëpi në shpinë të kalit – sot këtu, nesër kushedi se ku: si zogjtë, që ndërrojnë vend sipas këmbimit të stinës.

Prej kësaj rregulle të përgjithshme do të përjashtohen të gjithë ata, që me botime të veta të vlershme kanë ndriçuar e begatuar letërsinë shqipe, e me të holla e vepra të tjera patriotike janë orvatur për triumfin e lirisë sonë kombëtare.

Së dyti, delegatët duhet të jenë burra të ndershëm e njerëz bese e burrnije.

Së treti, ndër kandidatët thjesht shqiptarë e burra të ndershëm, duhen zgjedhur më të diturit e kuvendarët më të mirë. Zgjedhësi që zgjedh delegatin, deputetin për hir të një partie politike, ai bën një faj të rëndë ndaj kombit.

Brumi i kombit shqiptar, muhamedan a kristian qoftë, është i shëndoshë, e si ata që mbahen me parti qeveritare, si ata që përkrahin Opozitën, në këtë brumë mund të gjejnë mjaft burra të ndershëm e të zot të punës: këta le të zgjidhen: e këta pastaj, kur të shkojnë në Asamble, në daçin të mbahen me Qeveri e në daçin me Opozitë.

Burrat e ndershëm do ta shohin vetë se nga është e drejta, do të dinë se nga të mbajnë, mjafton që brenda të mos ketë piça e rru.gaçë, sallahana e intri.gantë të patur e marre. Sistemi politik e administrativ i sotëm duhet shkulur me gjithë rrënjë, nëse duam që Shqipëria të jetojë e të përparojë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat