Indianët kremtojnë festivalin e ngjyrave, simbolizon ardhjen e pranverës

Ndryshe

Indianët kremtojnë festivalin e ngjyrave, simbolizon ardhjen e pranverës

Më: 22 mars 2019 Në ora: 23:15
Foto

India e pret Holin me shume dashuri dhe në çdo cep të vendit, njerëzit urojnë njëri-tjetrin dhe i bëjnë të tjerët pjesë të haresë së tyre, duke i spërkatur me pluhura shumëngjyrëshe e duke i ofruar ëmbëlsira. Festivali shënon praktikisht fundin e dimrit dhe fillimit e pranverës.

Festivali i ngjyrave është një kohë gëzimi, por vjen edhe me një paralajmërim për personat me lëkurë delikate. Ata që mund të ndihen keq nga pluhurat me ngjyra, këshillohen të shmangin daljen nëpër rrugë.

Festivali i ngjyrave, përbën gjithashtu shansin për të pirë lirshëm Thandai, një lloj qumështi i përgatitur me bimën bhaang, e cila është derivat i kanabisit. Edhe pse ligjet indiane e ndalojnë marijuanën, bhaangu përbën përjashtim.

Ndonëse është traditë e hershme në Indi dhe Nepal, Holi kremtohet edhe në pjesë të tjera të Azisë, e për shkak të diasporës indiane, festohet dhe në disa vende perëndimore.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat