Po e grushtonte duke mos e ditur se kush ishte: Babai befason djalin e tij duke e thirrur me emrin që e thërriste kur ishte më i vogël - Bota Sot
Po e grushtonte duke mos e ditur se kush ishte: Babai befason djalin e tij duke e thirrur me emrin që e thërriste kur ishte më i vogël

Ndryshe

Po e grushtonte duke mos e ditur se kush ishte: Babai befason djalin e tij duke e thirrur me emrin që e thërriste kur ishte më i vogël

Më: 23 mars 2019 Në ora: 12:21
Pamje nga video

Ky është momenti i bukur kur një ushtar amerikan e befasoi djalin e tij nëntëvjeçar duke hyrë në seancën e taekwondo-së së të rinjve për të qenë partneri i tij i në luftë.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për pamje që tregojnë se si djali shpërtheu nga lotët e gëzimit pasi pa babain e tij që kishte qenë në shërbim për 10 muaj.

Luca Cesternino nuk kishte asnjë ide se çfarë do të ndodhte më pas kur ai grushtoi trupin e një burri misterioz para tij, duke menduar se kjo ishte pjesë e një rutinë trajnimi.

Këtë nuk e dinte Luca, sepse trajneri i tij i arteve marciale në Tennessee, kishte ndërruar vendet me babanë e tij, Rob Cesternino.

Drejt përfundimit të stërvitjes të hënën, Rob Cesternino mund të dëgjohet duke thënë ‘Hey Shib’ – një emër me të cilin ai e thirri kur Luca ishte më i ri.

Fjalët menjëherë nxitën një reagim nga djali i tij, duke thënë ‘Babi?’.

Duke ndalur lëvizjet e tij, Luca lufton për të hequr “bllokimin e syve” para se të hidhet menjëherë në krahët e babait të tij. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...