Kapet turisti në aeroport, kishte në valixhe …

Ndryshe

Kapet turisti në aeroport, kishte në valixhe …

Më: 23 mars 2019 Në ora: 21:04
Sipas autoriteteve, orangutangu dyvjeçar u gjet duke fjetur në një shportë, brenda valixhes

Një turist rus është arrestuar në aeroportin e Balit, pasi u përpoq të kontrabandonte një orangutangu të droguar. Sipas “The Independet”, turisti, i cili po udhëtonte nga Bali drejt Rusisë, e kishte futur orangutangun në valixhen e tij. Zyrtarët e Aeroportit Ndërkombëtar “Ngurah Rai”, e arrestuan Andrei Zhestkov ditën e premte.

Sipas autoriteteve, orangutangu dyvjeçar u gjet duke fjetur në një shportë, brenda valixhes. Ata i gjetën të riut një batanije dhe ushqim për orangutangun, si dhe dy pilula.

Zhestkov rrezikon 5 vjet burg dhe një gjobë prej 7 mijë Dollarësh për “trafik të specieve të mbrojtura”. Ai  ka deklaruar se e ka blerë atë 3 mijë Dollarë në një treg në Bali.

Image

27-vjeçari, shtoi se ai ishte informuar nga shoku i tij se mund të çonte orangutangun në Rusi.

Orangutangët janë specie në zhdukje, sipas Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, me vetëm 100 mijë  të mbetur në të gjithë botën.

Tregtia ilegale e kafshëve të egra është shumë e lartë në Indonezi, pavarësisht përpjekjeve nga autoritetet për të goditur kontrabandistët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat