Nëna e 5 fëmijëve i dhuron mitrën një të panjohure: Të ketë edhe ajo një familje të madhe si unë

Ndryshe

Nëna e 5 fëmijëve i dhuron mitrën një të panjohure: Të ketë edhe ajo një familje të madhe si unë

Më: 23 mars 2019 Në ora: 23:40
Aprill Lane dhe bashkëshorti i saj ia arritën të kishin familjen e madhe që kishin dashur gjithmonë.

Pas disa vitesh në “luftë” me trupin e saj, Aprill Lane dhe bashkëshorti i saj ia arritën të kishin familjen e madhe që kishin dashur gjithmonë.

Aprill kishte pasur probleme me pjellorinë dhe vetëm pas disa vitesh trajtimi e medikamentesh arriti që të ngjizte fëmijën e saj të parë.

Por tashmë që familja e saj ishte e plotë, ajo solli në jetë 5 fëmijë, 39-vjeçarja kishte një ndjesi se duhet të bënte diçka për gra dhe vajza të tjera që nuk kanë mundësi të sjellin fëmijë në jetë.

Image

“Ndihesha shumë e sigurt që trupi im nuk e kishte mbaruar misionin e tij, edhe pse ne tashmë e kishim familjen e plotë", ishte shprehur Aprill për Mail Online.

Kështu, kur mori vesh për transplantin e mitrës, nëna e 5 fëmijëve i hipi avionit dhe shkoi që t’i dhuronte mitrën një gruaje nuk e kishte njohur kurrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat