Nëna që fshehu kancerin nga vajza, habit mjekët me rezultatin disa muaj pas - Bota Sot
Nëna që fshehu kancerin nga vajza, habit mjekët me rezultatin disa muaj pas

Ndryshe

Nëna që fshehu kancerin nga vajza, habit mjekët me rezultatin disa muaj pas

Më: 24 mars 2019 Në ora: 12:33
Kate u befasu pasi u zbulua se tumori në mushkëritë e saj ishte zvogëluar për 75%

Një nënë e sëmurë, e cila e mbajti të fshehur sëmundjen e kancerit nga vajza e saj, ka tronditur mjekët pasi që tumori i ishte ulur në 75% pas trajtimit alternativ në Meksikë.

Në tetor të vitit të kaluar, Bora e Kate Malvenan u rrëzua pasi mjekët ia dhanë lajmin e tmerrshëm se ajo kishte vetëm edhe gjashtë deri 24 muaj jetë pasi kishte kancer në mushkëri.

40 vjeçarja e cila është me origjinë nga Kessingland, Suffolk, Britani e Madhe, por tani banon në Australi, tha se ajo gjithmonë e ka ruajtur shëndetin e saj duke u ushqyer shëndetshëm dhe duke bërë rregullisht palestër – ndërkohë që ishte edhe kundër duhanit.

Image

Pra, Kate filloi të ndihej e rraskapitur, disa muaj para diagnozës së kancerit.

Pastaj në prill të vitit të kaluar, nëna filloi duke kollitur gjak, dhe u diagnostikua me bronkit nga mjeku i saj.

Por, pasi ajo filloi të përjetonte dhimbje gjoksi në shtator, ajo u dërgua për një seri skanerësh që zbuluan një tumor masiv që po rritej në mushkëritë e saj.

Frika më e keqe e Kate u konfirmua disa ditë më vonë më 3 tetor të vitit 2018, kur mjeku i saj ia dha lajmin e dhimbshëm, që kanceri vdekjeprurës u përhap.

Nëna u trondit akoma më shumë kur tre specialistë i thanë asaj që ajo do të vdiste për 6 ose 24 muaj.

Por, si kujdestarja e vetme e vajzës së saj trevjeçare Annabelle, ajo duhej të bënte gjithçka që ishte e nevojshme për të qëndruar gjallë.

Pasi një mike i tregoi për një qendër alternative për trajtimin e kancerit të quajtur “Hope4Cancer” në Kankun të Meksikës, Kate kurseu në mënyrë që t’i përballonte 35 mijë funta në javë për programin.

Dhe pas trajtimit të saj të parë në fund të tetorit, Kate u befasu pasi u zbulua se tumori në mushkëritë e saj ishte zvogëluar për 75% – duke shkuar nga një madhësi e mollës në madhësi të rrushit, ndërkohë që ka zero gjumë të kancerit në nyjet e saj dhe mëlçi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...