“Boeing 787-900" aterron dhunshëm për shkak të tymit në kabinë”

Ndryshe

“Boeing 787-900" aterron dhunshëm për shkak të tymit në kabinë”

Më: 25 mars 2019 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Aeroplani “Boeing 787-900”, i linjës Melburn-Los Anxhelos, pas shfaqjes së tymit në kabinën e pilotëve, u detyrua të aterrojë në ishullin e Kaledonisë së Re në lindje të Australisë.

Aeroplani me 256 pasagjerë aterroi pa probleme në qytetin e Noumou dhe sipas autoriteteve përgjegjëse për aeroportin, pasagjerët zbarkuan në mënyrë të sigurt.

“Kishte tym dhe ne u ulëm pas 30 minutash. Ishte një ulje e lehtë”, tha një nga udhëtarët për ‘Daily Mail’.

Një stacion radio lokal njoftoi se nuk kishte lëndime dhe se udhëtarët do të kalojnë natën në Numei.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat