Si duket Pranvera nga hapësira! Imazhi mahnitës tregon Tokën në ‘ekuilibër të përsosur’ mes ditës dhe natës - Bota Sot
Si duket Pranvera nga hapësira! Imazhi mahnitës tregon Tokën në ‘ekuilibër të përsosur’ mes ditës dhe natës

Ndryshe

Si duket Pranvera nga hapësira! Imazhi mahnitës tregon Tokën në ‘ekuilibër të përsosur’ mes ditës dhe natës

Më: 26 mars 2019 Në ora: 09:13
Ilustrim

Toka në një ekuilibër të përsosur mes natës dhe ditës është kapur në një imazh mahnitës të marrë nga hapësira.

Kjo pamje u fotografua në Ekuinoksin e Pranverës, një nga dy kohët e vitit ku Toka nuk është as e anashkaluar e as e drejtuar nga Deilli.

Ekuinoksi i këtij viti, termi zyrtar për fillimin astronomik të pranverës, ishte më 20 mars, kur u fotografua fotografia.               

Ekspertët nga Shoqata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA) e kapën imazhin duke përdorur satelitin e saj të Lindjes së Gjerë.

Vetëm dy herë gjatë vitit, në mars dhe në shtator, sasia e ditës dhe e errësirës është gati e barabartë në të gjithë globin.

Gjatë një ekuinoksi, i cili është emër latin për ‘natë të barabartë’, dielli është drejtpërdrejt mbi ekuator në mesditë.

‘Pothuajse’ orët e barabarta të ditës dhe të natës vijnë për shkak të thyerjes së dritës së diellit, ose një lakimi të rrezeve të dritës që shkakton që dielli të shfaqet mbi horizontin kur pozicioni aktual i diellit është nën horizont’, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit në SHBA.

Ekuinokset lidhen me aksin e Tokës dhe orbitën e tij rreth diellit, të cilat nuk janë fikse.

Kjo është arsyeja pse ekuinoksi i pranverës 2018 nuk binte në të njëjtën datë si ekuinoksi pranveror në vitin 2007.

Ditët pas ekuinoksit të pranverës do të zgjasin më shumë derisa të vije dita që shënon ditën më të gjatë të vitit.

Ndërsa më 20 mars shënoi ekuinoksin e pranverës në hemisferën veriore, hemisfera jugore festoi ekuinoksin e vjeshtës, që shënon fillimin e vjeshtës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...