Shtatzënë në të njëjtën kohë, rasti i 9 infermiereve

Ndryshe

Shtatzënë në të njëjtën kohë, rasti i 9 infermiereve

Më: 27 mars 2019 Në ora: 13:55
Fotoja e 9 infermiereve

Nëntë infermiere të cilat punojnë në të njëjtin spital janë shtatzënë në të njëjtën kohë dhe pritet të lindin nga muaji prill deri në korrik.

Fotoja e 9 infermiereve është bërë virale në internet pasi vet spitali i Maine e ka publikuar një të tillë në llogarinë e tij zyrtare.

Njëra prej infermiereve, Amanda Spear, tha se është një eksperiencë e bukur pasi infermieret shtatzëna kujdesen për njëra-tjetrën.

Një infermiere tjetër, Samantha Giglio, tha se ishte një kohë kur të gjithë punonjësit prisnin se kush do të jepte lajmin për shtatzëni, pasi lajmet për pritje të ëmbël dukej sikur nuk kishin fund.

Infermierët kanë thënë se, së bashku edhe me fëmijët e tjerë që i kanë dhe me ata që pritet të vijnë në jetë janë mjaftueshëm për krijuar një ekip futbolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat