Nuk shkoi në tualet për një javë, 80-vjeçarit gati sa nuk i “shpërthyen” zorrët

Ndryshe

Nuk shkoi në tualet për një javë, 80-vjeçarit gati sa nuk i “shpërthyen” zorrët

Më: 27 mars 2019 Në ora: 14:27
Ilustrim

Zorrët e një burri të moshuar gati “shpërthyen” pasi ai ishte bërë kaps. Pacienti 80-vjeçar nga Tajvani u gjet pa ndjenja në dhomën e ndjenjes së shtëpisë nga anëtarët e familjes.

Ai u dërgua me urgjencë në spital, ku i rrëfeu mjekëve se nuk kishte qenë në gjendje të shkonte në tualet për një javë. I gjithë shqetësimi i shkaktoi temperaturë deri në 39 gradë celsius dhe ethe.

Mjekët bënë ekzaminimet dhe gjetën fekale të ngurtësuara rreth 30 centimetra në stomakun e tij, raportojnë mediat lokale.

Kirurgët e spitalit “Chung-Ho Memorial” i detyruan ti heqin një pjesë të zorrës për të përmirësuar gjendjen shëndetësore të të moshuarit. Shpesh herë, mjekët shpjegojnë se ngjarje të tilla u ndodhin të gjithë personave që nuk balancojnë dietën me shumëllojshmëri ushqimesh.

Sugjerohet që në çdo vakt të ditës të ketë zarzavate, në mënyrë që të shmangen probleme serioze shëndetësore.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat