Ajo është studente dhe për këtë arsye nga shumë vetë merr kritika se është dembele, mirëpo ata nuk e dinë që në të vërtetë ajo vuan nga Sindroma Klajn-Levin apo që ndryshe njihet edhe si Sindroma e Bukuroshes së Fjetur, që është një çrregullim neurologjik ku personat e prekur nga kjo sindromë vuajnë nga periudha të tepërta të gjumit dhe me to pastaj shfaqen edhe probleme të tjera.
Rhoda në këtë rast madje e ka humbur vitin e saj të dytë në fakultet pasi që nuk ka mundur të zgjohet për provime.
“Jeta vazhdon përderisa unë fle. Realiteti më godet kur zgjohem dhe e kuptoj që më ka humbur një javë e jetës sime”, shkruan mes tjerash ajo.
Rhoda thotë se i ikin shumë gjëra në jetë dhe shkaku që ky çrregullim është i rrallë, njerëzit e kanë vështirë ta kuptojnë.