Japonezi i vetëm që i mbijetoi Titanikut, u pushua nga puna pasi u cilësua frikacak

Ndryshe

Japonezi i vetëm që i mbijetoi Titanikut, u pushua nga puna pasi u cilësua frikacak

Më: 3 prill 2019 Në ora: 15:18
Ilustrim

Në vitin 1999, një burrë nga Florida në SHBA, nxorri në një ankand në internet veshkën e tij. Në postimin e tij thuhej:”Ju mund të zgjidhni vetëm njërën nga veshkat. Blerësi paguan të gjitha shpenzimet e transplantit dhe ato spitalore. Natyrisht, vetëm njëra është për shitje, pasi për tjetrën kam nevojë që të jetoj. Vetëm oferta serioze”. Ofertat arritën deri në 5.7 milionë dollarë, para se faqja e njohur e-bay, t’i jepte fuund këtij ankandi.

Arsyeja se përse macet dhe qentë, kanë qejf të qëndrojnë para rrezeve të diellit, është  kolesteroli i yndyrshëm që ndodhet në lëkurën e tyre, dhe që konvertohet në vitaminën D3. Për shkak të shtresës së trashë të qimeve, ata lëpijnë vajin, në vend se ajo të thithet përmes lëkurës, siç ndodh tek njerëzit.

Presidenti i famshëm amerikan, Abraham Linkoln vuante nga depresioni. Ai kishte frikë të mbante thikë me vete, pasi druhej se mund të vriste veten.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur ushtari amerikan Dirk Vlug ra në pritën e 5 tankeve japoneze, ai i shkatërroi ato me një seri goditjesh që të pestë, dhe për këtë iu dha Medalja e Nderit.

I vetmi japonez që i mbijetoi mbytjes së anijes Titanik, Masabumi Hosono, e humbi vendin e  punës, pasi u cilësua në Japoni si një frikacak, që nuk denjoi të vdiste me pasagjerët e tjerë.

Në vitin 1968, dy djem që po luanin në një një vendbanim të braktisur, dhe plot me minj, gjetën trupin e një 31-vjeçari të droguar, i rrethuar nga pamflete fetare, dhe shishe birre bosh. Duhej të kalonin 19 muaj, që kufoma të identifikohej si ajo e aktorit që u bë i famshem që fëmijë, Bobi Driskëll, fitues i Academy Aëards, dhe zërit të Piter Panit.

Gjykata e Lartë Britanike, zbuloi se kishte 9 gabime në dokumentarin e ish zv/presidentit amerikan Al Gor “Një e vërtetë e hidhur”, mbi ndryshimet klimatike. Për këtë arsye, ai nuk mund të shfaqej në shkollat britanike, nëse mësuesit nuk sqaronin pjesët problematike.

Bletët nuk ngordhin gjithmonë kur pickojnë. Ato ngordhin kur pickojnë një njeri, ose kafshë të tjera me lëkurë të trashë, ndërsa mund të pickojnë pa problem insektet e tjera.

Në vitin 1971, udhëheqësi i Irakut, Sadam Husein, importoi 100.000 tonë grurë, të trajtuar me një pesticid me përmbajtje mërkuri. Ai grurë ishte menduar të përdorej si farë për mbjellje, por irakenët të paaftë për të kuptuar paralajmërimet në anglisht dhe spanjisht, apo imazhin e “kafkës dhe kryqit”, e bluan grurin dhe miellin e bënë bukë. Qindra irakianë gjetën vdekjen.

FBI shpërblen me 10.000 dollarë cilindo që raporton për njerëzit, që shënjestrojnë me lazer avionët.

Dy studentë u arrestuan në vitin 1972 në SHBA, pasi kishin planifikuar të helmonin ujesjëllësin e Çikagos me tifo, antraks, dhe patogjenë të ndryshëm. Kur u liruan me kusht, ata rrëmbyen një avion, dhe e detyruan pilotin të shkonte në Kubë. Njëri vdiq në një burg, dhe tjetri arriti të kthehej në shtëpi, duke kryer 5 vite burg.

Ndërsa miliona koreano-veriorë po vdesin nga uria, sundimtarët komunistë furnizohen çdo ditë me ushqime të McDonald’s, me një avion që fluturon çdo ditë nga Kina në Phenian, në linjën ajrore kombëtare të Koresë së Veriut.

Gjatë zbarkimitt të aleatëve në Normandi në vitin 1944, gajdexhiu skocez, Bill Millin, në kundërshtim me urdhrin e komandës britanike, marshoi poshtë e lart nëpër plazh, duke luajtur me veglën e tij muzikore. Kur njësia e tij kapi robër snajperistët gjermanë, i pyetën ata, se pse nuk kishin qëlluar mbi Millin. Ata thanë se nuk qëlluan, për shkak se ai ishte qartazi i çmendur.

Sovjetikët prodhuan një pistoletë të veçantë, për t’u përdorur nga astronautët e tyre. Pistoleta ishte i projektuar për të krijuar një vrimë në konstumet e astronautëve armiq, duke i vrarë ata nëpërmjet mbytjes ose shpërthimit shtypës. / bota.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat