Insektet vampir të ujit që hanë prenë e tyre të gjallë

Ndryshe

Insektet vampir të ujit që hanë prenë e tyre të gjallë

Më: 4 prill 2019 Në ora: 19:54
Foto ilustruese

Pamjet të frikshme zbulojnë se si disa insekte të gjata dhjetë centimetra gllabërojnë peshqit, bretkosat, breshka, madje edhe gjarpërinj.

Këto pamje janë xhiruar nga një shkencëtar japonez, sipas të cilit këto insekte gjigante të ujit mund të hanë prenë dhjetë herë më të madhe se madhësia e tyre, transmeton KosovaPress.

Ato vrasin prenë me këmbët e tyre të forta para se t’i injektojnë viktimës lëngje tretëse që i thyejnë ato nga brenda.

Insekti gjigant i ujit thith lëngjet e presë së tij përmes gojës.

Në vitin 2011, studiuesit kishin raportuar se një nga insektet monstruoze madje kishin ngrënë një breshkë të vogël.

Janë gjithsej 150 specie që i përkasin familjes së insekteve gjigante të ujit, të cilat mund të gjenden në të gjitha pjesët e botës. Pjesa më e madhe e tyre gjendet në Amerikën Jugore, ku dy lloje të tyre arrijnë gjatësinë në dhjetë centimetra. 

Është ende e paqartë nëse këto insekte gjigante posedojnë helm në organizëm, por është raportuar se njerëzit mund t’i mbijetojnë një sulmi të tyre.

Megjithatë, këto lloj insektesh nuk janë të dëmshme, pasi janë pjesë e ekosistemit, dhe ato janë të mbrojtur nga ndotja e ujit dhe gjahtarët  e mëdhenj si bretkosat amerikane dhe gaforret.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat