Nervozohet me të dashurin që nuk e fotografonte në pozitën e duhur

Ndryshe

Nervozohet me të dashurin që nuk e fotografonte në pozitën e duhur

Më: 6 prill 2019 Në ora: 06:10
Pamje nga video

Të gjithë duan ta shikojnë një fotografi të mirë, por jo të gjithë edhe dinë ta realizojnë.

Derisa po pozonte para një peme që i kishte çelë behari në një park të Tokios së Japonisë, një e re është nervozuar me të dashurin, që nuk e fotografonte në pozitën e duhur dhe nevojitej t’i jepte instruksione.

Reagimet e saj ishin mjaftë të ashpra, kur e shihte rezultatin e aftësive të tij në fotografimin me telefon të zgjuar.

“Ky jam unë në çdo shëtitje, asnjëherë nuk i pëlqejnë fotografitë që unë i bëj” ka qenë një prej komenteve të shumta.

Në anën tjetër, behari është shumë i rëndësishëm për japonezët sepse lidhet me budzmin dhe ka të bëjë me të bukurën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat