Mësuesja largohet nga puna pasi nxënësit ia panë foton lakuriq

Ndryshe

Mësuesja largohet nga puna pasi nxënësit ia panë foton lakuriq

Më: 6 prill 2019 Në ora: 16:17
Lauren Miranda

Një mësuese 25-vjeçare është pushuar nga puna pasi nxënësve ju ra në dorë një foto e saja “topless”.

Lauren Miranda ia kishte dërguar foton ish të dashurit, por fotoja nisi të qarkullonte tre vite më vonë mes nxënësve në shkollën ku ajo jepte mësim.

Ajo jepte mësim në një shkollë në Bellport Middle School, Nju Jork deri para një muaji. Një ditë ajo u thirr në drejtori ku e priste drejtuesi i shkollës me foton e saj në ekranin e kompjuterit.

Në një intervistë të dhënë për “Nightline” në ABC, Miranda u shpreh se ajo nuk e di sesi fëmijëve u ra në duar fotografia e saj.

Gjithsesi, 25-vjeçarja shtoi se do ta hedhë shkollën në gjyq për diskriminim gjinor, pasi sipas saj nëse në vend të saj do të kishte qenë një mësues nuk do të ishte pushuar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat