U zgjua me dhimbje barku, nuk e dinte se ishte shtatzënë dhe lindi

Ndryshe

U zgjua me dhimbje barku, nuk e dinte se ishte shtatzënë dhe lindi

Më: 7 prill 2019 Në ora: 06:43
Emmalouise Leggate me foshnjen e saj

Ajo u zgjua me dhimbje barku dhe 45 minuta më vonë lindi në parkingun e spitalit në Glasgow, Skoci.

Është histori e pabesueshme që ka si protagoniste një vajze 19-vjeçare, Emmalouise Leggate, e cila u bë nënë pa e ditur se ishte shtatzënë.

Një surprizë shokuese që iu bë kësaj adoleshenteje kur u zgjua, plotësisht e pavetëdijshme për atë që po ndodhte.

Ajo që kuptoi shtatzëninë e vajzës ishte gjyshja, e cila nxitoi për ta çuar në spital. 19-vjeçarja e tregoi vetë historinë e saj sot. Foshnja ka lindur e shëndetshme dhe tani është tetë muajshe.

“Unë nuk e kisha bërë testin e shtatzënisë, nuk kisha asnjë simptomë, asgjë. Kurrë  nuk kam dëgjuar shkelmimin e saj dhe kurrë nuk kam pasur ndonjë shqetësim tipik si ato nëna që presin një fëmijë. Mjekët nuk mund ta shpjegonin arsyen e rritjes së barkut tim.

Kisha shtuar pak në peshë, por nuk i kushtova rëndësi. Sa për ndërprerjen e ciklit, mendova se kishte lidhje me pilulën”, tha Emmalouise Leggate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat