Çifti hedh aksidentalisht në plehra qesen me para - Bota Sot
Çifti hedh aksidentalisht në plehra qesen me para

Ndryshe

Çifti hedh aksidentalisht në plehra qesen me para

Më: 8 prill 2019 Në ora: 07:16
Nuk dihet shifra që ndodhej në qese

Një çift hodhi aksidentalisht në plehra një qese të mbushur me para dhe përfunduan duke kërkuar për të në një mal me plehra.

Çifti, nga qyteti siberian i Tyumen, kishin ftuar së fundmi gjyshen e tyre që të jetonte me ta, duke liruar apartamentin e saj të cilin e shitën me para kesh.

Teksa nuk dihet shifra që ndodhej në qese, mediat ruse shkruajnë se zakonisht një apartament në atë zonë kushton nga 45 deri në 90 mijë dollarë.

Sigurisht nëse ke me mijëra dollarë në shtëpi, ideja më e mirë do të ishte që t’i vendosje në një vend të sigurt, ose minimalisht jo t’i vendosësh në një qese plehrash. Por duket se ky është pikërisht rasti i këtyre dy të rinjve, të cilët qesen nuk e kishin shënuar dhe e kishin vendosur pranë plehrave të tjera.

Pasi kuptuan çfarë kishte ndodhur ata shkuan me shpejtësi tek koshi i plehrave ku kishin hedhur qeset, por e gjetën bosh, pasi grumbulluesit e plehrave i kishin zbrazur.

Kjo bëri që punonjësit e landfillit në Tyumen të kërkonin në 12 ton mbeturina dhe për fatin e mirë të çiftit qesja me para u gjet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...