Sekonda para tragjedisë

Ndryshe

Sekonda para tragjedisë

Më: 8 prill 2019 Në ora: 08:17

Një nënë dhe dy fëmijët e saj të vegjël janë padyshim me fat që janë gjallë, pasi arritën të shpëtonin për mrekulli, pak sekonda përpara se automjeti i tyre të shpërthente në flakë.

Pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë tregojnë Catherine Mayes duke nxjerrë nga mjeti dy djemtë e saj Tommy dhe Hunter. Teksa nga pjesa e përparme të Mazada SX-5 nisi të dilte tym, në panik, Catherine mund të shihet duke nxjerrë Hunter, i cili është vetëm 4 muajsh. Vetëm pak momente më pas e gjithë makina përfshihet tërësisht nga flakët.

Ngjarja ndodhi në Canberra të Australisë. Duke folur për mediat atje, Catherine tha se gjithçka kishte ndodhur shumë shpejt dhe se e vetmja gjë që dinte në atë momente ishte që duhet të nxirrte djemtë jashtë.

 Shkak për zjarrin dyshohet se u bateria e makinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat