61-vjeçarja lind një fëmijë për djalin e saj gay

Ndryshe

61-vjeçarja lind një fëmijë për djalin e saj gay

Më: 8 prill 2019 Në ora: 11:12
Ai është fëmija i parë në botë i lindur nga gjyshja e saj

“Kjo është dhurata e një nëne që i bën djalit të saj”, është shprehur Cecile Eledge, 61 vjece.

Nëna ka sjellë në jetë fëmijën në epruvetë, të djalit të saj homoseksual Mateu, i martuar me Elliott Dougherty. Ai është fëmija i parë në botë i lindur nga gjyshja e saj, me një fekondim artificial që përfshinte edhe motrën e Dougherty.

Mateu kishte humbur punën e tij  si mësues në një shkollë katolike në Nebraska, pasi dha lajmin për martesën e tij. Çifti kishte frikë se nuk do të merrte leje për të adoptuar një fëmijë në një zonë konservatore. Kështu që ai vendosi të provonte fekondimin in vitro: motra e Dougherty, Lea Yribe, dhuroi vezët e saj, spermën e Eledge, kështu që fëmija i palindur do të kishte materialin gjenetik nga të dyja anët e familjes.

Nëna e Eledege u ofrua për të përfunduar shtatzëninë, pasi mjekët kishin konstatuar gjendjen e saj të shkëlqyer shëndetësore. Uma Louise Dougherty Eledge erdhi në jetë dy javë më parë. Që atëherë në imediat sociale është hapur një debat me shumë komente pozitive, të cilat theksojnë unitetin dhe solidaritetin e madh të të dy familjeve, të cilët luftuan çdo stereotip seksist duke marrë pjesë së bashku në një ngjarje të paparë. Nuk mungojnë as komentet negative dhe homofobike, dhe insinuatat – të pabazuara – që Eldege  ka kryer marrëdhënie seksuale me nënën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat