E tmerrshme: Gjimnastja thyen të dyja këmbët në transmetim live - Bota Sot
E tmerrshme: Gjimnastja thyen të dyja këmbët në transmetim live

Ndryshe

E tmerrshme: Gjimnastja thyen të dyja këmbët në transmetim live

Më: 8 prill 2019 Në ora: 12:16
Samantha Cerio po kryente provën e saj të parë në kompeticionin rajonal në Baton Rouge

Një gjimnaste e Universitetit të Auburnit në SHBA ka thyer të dyja këmbët në një hedhje që i shkoi tmerrësisht keq gjatë një gare fundjavën e kaluar.

Samantha Cerio po kryente provën e saj të parë në kompeticionin rajonal në Baton Rouge të premten, kur me të prekur në tokë theu të dyja këmbët.

Turma u shtang teksa Cerio ulërinte në dhimbje pas rënies së tmerrshme. “Mendoj se është lënduar”, tha një prej komentatorëve të kompeticionit, ndërsa mjekët i vrapuan në ndihmë.

Gjimnastja raportohet se pësoi një zhvendosje të të dy gjunjëve dhe thyerje të të dyja këmbëve.  E reja u largua nga salla me barelë teksa turma brohoriste në mbështetje të saj.

“Ishte shumë e vështirë ta shikoje”, tha trajneri i Auburnit, Jeff Graba për “Nola.com”.

Në një postim të mëvonshëm në Instagram, Cerio tha ajo ishte nata e saj e fundit si gjimnaste pas 18 vitesh stërvite. “Mund të mos ketë përfunduar siç e kam planifikuar, por kurrë asgjë nuk shkon siç ishte planifikuar”, tha ajo.

Cerio do të martohet në muajin Qershor në Alabama të SHBA-ve, ndërsa më pas do të zhvendoset në Seattle ku do të nisë punën në “Boeing”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...