Gruaja që s’e dinte se është shtatzënë bëhet nënë e një djali

Ndryshe

Gruaja që s’e dinte se është shtatzënë bëhet nënë e një djali

Më: 8 prill 2019 Në ora: 14:20
Në natën që lindi Patricia kishte ndjerë shqetësime në stomak goxha të rënda.

Një grua nga New Jersey mendonte se dhimbjet e saj të tmerrshme ishin nga helmimi me ushqim – por kur vrapoi në banjo, ajo lindi një djalë.

Patricia Crawford nuk kishte asnjë ide se ajo ishte shtatzënë para se të lindte më 28 mars.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Evan Darragh, i thanë “News 12 New Jersey” se ishin duke u përpjekur të bëhen prindër, por mendonin se përpjekjet e tyre kishin dështuar.

Image

Që nga ardhja në jetë e anëtarit të ri të befasishëm të familjes së tyre, çifti nga New Jersey kanë nxituar të grumbullojë rrobat e foshnjës, pelena dhe gjëra të tjera – natyrisht edhe duke u dashuruar në djalin e vogël.

Në natën që lindi Patricia kishte ndjerë shqetësime në stomak goxha të rënda.

Shumica e grave e kuptojnë se janë shtatzënë në javën e pestë apo gjashtë që janë shtatzëna. Por një në çdo grua vlerësohet të mos e kuptojë se do të ketë një fëmijë derisa të jetë shtatzënë për 20 javë ose më shumë. Një periodë e humbur është zakonisht shenja e parë treguese, por, sigurisht, disa gra kanë perioda të parregullta apo s’kanë.

Patricia thjesht nuk e dinte, kështu që kur ajo bëri një vrap në banjën e saj të enjten natën, ajo nuk priste ndonjë gjë të pazakontë.

Por pak para se të shkonte në tualet, ajo u bë nënë.

Çifti janë tejet të lumtur dhe kanë thënë se është gjëja më e mirë që ju kishte ndodhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat