Rosa prej çokollate cilësohet e shëmtuar, rrjeti i supermarketeve nën akuzë

Ndryshe

Rosa prej çokollate cilësohet e shëmtuar, rrjeti i supermarketeve nën akuzë

Më: 10 prill 2019 Në ora: 12:15
Rosa prej çokollate

Në Britaninë e Madhe janë ngjallur polemika të forta, lidhur me një paketim çokollatash të nxjerra në shitje për festën e Pashkëve.

Në këtë kuti shihen tre rosa me çokollatë të bardhë, çokollatë normale dhe çokollatë të zezë. Por çokollata më e errët me disa pika rozë është etiketuar “e shëmtuar”.

Shumë nga klientët e kanë akuzuar rrjetin e supermarketeve që e ka nxjerrë në shitje, Waitrose, për racizëm.

Ndërkohë një drejtues i rrjetit të supermarketeve tha se, “Jemi shumë të keqardhur për këdo që ka prekur ky produkt. Nuk kishim ndërmend që të ofendonim askënd.

E tërhoqëm produktin nga shitja dhe ndryshuam etiketimin, duke i rikthyer sërish në shitje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat