Në ditën e dasmës, ju premtoni ta doni dhe ta çmoni partnerin tuaj deri në vdekje.
Por, këto premtime thyhen nëse zbuloni se partneri juaj ka 47 fëmijë përmes dhurimit të spermës.
Këtë zbulim e ka bërë një grua kohët e fundit dhe thuhet se është jashtëzakonisht e tronditur.
Gruaja e paidentifikuar tani nuk është e sigurt nëse do të vazhdojë martesën e saj ose do ta lërë burrin nga frika se fëmijët e tij të shumtë një ditë do të hyjnë në jetën e tyre.
Ajo i zbulua të gjitha në një rrjet social, duke kërkuar nga përdoruesit e tjerë një këshillë.
Shumë njerëz në rrjetin ku ajo kërkoi ndihmë, ranë dakord që ajo të prishte familjen e saj dhe të mos vazhdonte me të.
Por, kishte edhe prej atyre që thanë se ky nuk është një problem i madh dhe se do të duhej të vazhdonte martesën.