U kap me 44 diamantë të vjedhur, i kishte fshehur në prapanicë

Ndryshe

U kap me 44 diamantë të vjedhur, i kishte fshehur në prapanicë

Më: 13 prill 2019 Në ora: 06:34
Ilustrim

Një meksikan është arrestuar nga autoritetet meksikane pasi u kap me 44 diamantë të vjedhur.

Eusebio Padilla u pa nga policia duke nxjerrë një qese nga të pasmet e tij gjatë një kontrolli.

Brenda qeses u gjetën 44 diamante të vogla dhe 23-vjeçari pranoi se ishin të vjedhura.

Padilla u ndalua nga policia në një rrugë në Albuquerque pasi udhëtonte me motor pa targa.

Ai tregoi në polici se i mori diamantët nga xhaxhai i tij dhe donte t’i shiste në këmbim të drogës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat