Bënte gjeste seksuale, e pëson keq - Bota Sot
Bënte gjeste seksuale, e pëson keq

Ndryshe

Bënte gjeste seksuale, e pëson keq

Më: 19 prill 2019 Në ora: 15:24
Një goditje e shpejtë në fytyrë e la pa ndjenja burrin në fjalë

Një burrë i cili bënte gjeste seksuale në plazh, e ka pësuar keq nga një vajzë që po kalonte aty së bashku me mikun e saj. Një goditje e shpejtë në fytyrë e la pa ndjenja burrin në fjalë. Në fakt, vajza quhet Joyce Vieira dhe është një sportiste e arteve marciale. Incidenti ndodhi në qytetin Cabo Frio në Brazil kur Joyce dhe një mik i saj po fotografonin plazhin.

Përpara tyre u shfaq një burrë i cili i bënte gjeste dhe veprime seksuale sportistes së arteve marciale. Joyce nuk u përmbajt dhe sulmoi burrin në fjalë. Ajo njoftoi më vonë policinë, e cila arrestoi të dyshuarin për kryerjen e akteve të turpshme, por më pas u la i lirë. Joyce i tha mediave lokale se nuk mund ta kuptonte se si policia e liroi personin që kryente akte seksuale në publik.

“Është shumë e çuditshme. Kam marrë me qindra mesazhe nga gratë që thonë se kanë qenë në situata të ngjashme dhe nuk kanë bërë denoncim sepse e dinë që të dyshuarit do të lirohen. Mendoj se dënimi për këto rast duhet të jetë më i rëndë”.

Joyce shprehet se me personin në fjalë ishte përpjekur fillmisht të fliste, por ky i fundit nuk kishte pranuar duke nxitur kështu reagimin e sportistes së arteve marciale. Kurse policia tha për mediat se i dyshuari kishte pretenduar se po urinonte në plazh përpara se Joyce t’i afrohej. Megjithatë, ngjarja është në hetim. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...