Votoi për partinë e gabuar, 25-vjeçari këput gishtin

Ndryshe

Votoi për partinë e gabuar, 25-vjeçari këput gishtin

Më: 19 prill 2019 Në ora: 18:45
Indi

Një i ri ka këputur gishtin e tij tregues nga dëshpërimi pasi kishte votuar për partinë e gabuar në zgjedhjet e përgjithshme në Indi.

Pawan Kumar u bë konfuz nga simbolet në makinën e votimit elektronik dhe votoi për partinë e Kryeministrit Narendra Modi, në vend që të votonte për partinë kundërshtare, në shtetin e Uttar Pradesh këtë të enjte.

I shqetësuar, 25-vjeçari shkoi në shtëpi dhe këputi gishtin e shënuar me bojë me një thikë mishi. Edhe pse në Indi votojnë në mënyrë elektronike, gishti tregues i çdo votuesi lyhet me bojë për tu siguruar që të mos votojnë sërish.

Image

“Ai ishte shumë i lumtur që do të votonte për herë të parë”, tha për “AFP” vëllai i Kumar, Kailash Chandra. “Por me ta kuptuar gabimin ishte aq i shqetësuar saqë këputi gishtin tregues të cilin e kishte me bojë. Sa herë e shikonte gishtin me bojë, ndihej nervoz.”

Chandra tha se familjarët e kishin dërguar të riun me shpejtësi në spital, ndërsa në videot e postuara online shfaqet Kumar me dorën e lidhur.

“Doja të votoja për elefantin por vota shkoi për lulen”, thotë Kumar në video, duke shtuar se nuk kishte qenë nën presion për të votuar një parti të caktuar.

E enjtja ishte dita e dytë e zgjedhjeve maratonë në Indi, të cilat nisën më 11 Prill dhe përfundojnë me 19 Maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat