Qeni hero, largon hajdutët të pajisur me maska dhe armë

Ndryshe

Qeni hero, largon hajdutët të pajisur me maska dhe armë

Më: 20 prill 2019 Në ora: 08:00
Qeni

Qeni njihet si kafshë shumë besnike ndaj pronarit. Këtë e ka treguar një rast në qytetin e Surray në Angli ku qeni I qëndroi shumë besnik pronarit.

Ishte pikërisht qeni ai që parandaloi grabitjen e banesës.

Policia, me anë të njoftimi për mediat tha se tentativa e vjedhjes së banesës është ndaluar nga qeni. Në raportin policor thuhet se qeni ishte ai që frikësoi hajdutët dhe për rrjedhojë ka shmangur grabitjen e armatosur, shkruan “Daily Mail”.

Nëpërmjet pamjeve të shpërndara në rrjetet sociale, po bëhen përpjekje për të zbuluar se kush janë hajdutët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat